Bashkia Tiranë| Ristani shkarkon nënkryetaren Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm
Anuela Ristani ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Sara Goxhaj, si dhe sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.
Vendimes e Ristanit vijnë një ditë pas lëvizjeve në bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku Veliaj, i ndaluar nga autoritetet, emëroi Sara Goxhajn si kryetare të komanduar të bashkisë.
Megjithatë, Veliaj tërhoqi të enjten vendimin, duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që delegonte kompetencat tek Anuela Ristani.

Ndërkohë, Alban Dokushi u paraqit të martën në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet në lidhje me hetimin mbi Veliajn.

Erion Veliaj reagoi në Facebook, ku sqaroi se ridelegimi i kompetencave te Sara Goxhaj kishte qenë një keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.
“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu ndodh kur ‘punon’ pa informacion të mjaftueshëm,” shkroi ai.
Sa i përket raporteve me kryeministrin Edi Rama, Veliaj hodhi poshtë çdo aludim për përplasje, duke theksuar: “Me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.”
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët