Bashkim Fino “Qytetar Nderi”, Kuçova nderon ish-deputetin socialist

24 Maj 2024 | 16:12

Bashkia e Kuçovës i ka dhënë titullin e lartë “Qytetar Nderi”, pas vdekjes, ish-politikanit Bashkim Fino. Miq e kolegë të shumtë socialistë janë mbledhur në kinemanë e qytetit për të nderuar figurën dhe kontributin e tij.

Ish-kryeministri i Pajtimit Kombëtar dhe deputeti i 6 legjislaturave në kuvend, Bashkim Fino është nderuar nga bashkia e Kuçovës me titullin “qytetar nderi” pas vdekjes. Titulli iu dorëzua fëmijëve të Finos, nga kryetari i Bashkisë, Kreshnik Hajdari.

“Shume faleminderit, është një emocion vërtet i veçantë ne jemi shumë falenderuar dhe mirënjohës unë e përmenda dhe pak në fjalën time në kinema që, që ne jemi shume falënderues dhe mirënjohës pasi babai punoj me shpirt për Kuçovën  për tre mandate dhe jo vetëm kaq por në fakt ishte një ogur i  mbarë për  të pasi ai në Kuçovë e nisi rrugëtimin e tij në 6 legjislatura në si deputet i kuvendit të republikës së Shqipërisë”, Bashkim Finos.

Në kinemanë e qytetit u mblodhën miq, kolege dhe dashamirës të Finos, aty ku u transmetuar edhe një dokumentar, me momentet dhe sfidat e vështira që kaluan gjatë kohës që qeverisën vendin në vitin 1997.

“ Njohja ime me Bashkim Finon filloi që nga viti 1982 kur ne së bashku studionim në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, dhe si konviktor ishim në të njëjtën dhomë dhe qëndruam si shok dhomë për 4 vite  82- 86, pas asaj na bashkoi politika në ambiciet tona për ti shërbyer vendit tonë Bashkimi e filloi më shpejt karrierën politike si kryetar i bashkisë se Gjirokastrës, ndërsa në krize e vështirë të 97 ne u bashkuam së bashku, bashkimi si kryeministër dhe unë si Ministër i Financave”,-tha Arben Malaj.

Në rrallë të parë dua të them që është një veprim shume i mirë i bashkisë së kuçovës, këshillit bashkiak të Kuçovës dhe kryetarit të bashkisë që propozuan Bashkimin për qytetar nderi të Kuçovës dhe mbi të gjitha që u votua në mënyre unanime nga të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak pavarsisht partive ku ata janë pjesë, dhe mendoj që titulli qytetar nderi për Bashkim Finon në Kuçovë është një nga  më të merituara, madje unë do të thoja që Bashkim Fino meriton të jetë qytetar nderi në të gjithë qytetet e Shqipërisë”,-tha Namik Dokle.

“Bashkim Fino mbi të gjitha ishte njerëzor dhe në mardhëniet miqësore shoqërore, përtej marrëdhënieve institucionale që kemi patur sepse kemi qenë së bashku dhe anëtarë të qeverisë, kemi qenë së bashku dhe në kryesi dhe patjetër që institucionalisht ruaj kujtimet më te mira dhe ka qenë një shembull i organizimit i përgjegjshmërisë për detyrat që kishte dhe sigurisht një shembull i qytetarisë,-tha Arta Dade.

Bashkim Fino ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare, më 29 Mars 2021, pasi u prek nga Covid-19, sëmundje të cilën nuk arriti ta mposhtte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026