Bashkimi Evropian kërkon funksionalitetin e RTK-së dhe KPM-së para zgjedhjeve

24 Dhjetor 2024 | 12:41

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë nominimet për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur të Medias, për të siguruar funksionalitetin e këtyre dy institucioneve para mbajtjes së zgjedhjeve.

Njoftimi është dhënë nga zëdhënësja e BE-së, Zyra në Prishtinë, Joanna Lachana, e cila ka thënë se BE-ja tashmë i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare.

“Konfirmojmë se BE-ja i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare, duke kërkuar nga Kuvendi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Ky veprim është thelbësor për të siguruar që të dyja këto institucione të mbeten funksionale dhe të kenë një kuorum vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Lachana.

Ajo shtoi se RTK është një aktor kyç në procesin zgjedhor, duke siguruar mbulim të paanshëm dhe duke mundësuar që të gjitha zërat të dëgjohen, për t’i ndihmuar qytetarët të bëjnë zgjedhje të informuara.

Ajo shtoi gjithashtu se “një ndërprerje e mundshme në vendimmarrjen e KPM-së gjatë zgjedhjeve mund të rrezikonte autoritetin e tij mbikëqyrës dhe mundësinë për të ndërmarrë masa sanksionuese si organ rregullator”.

Bashkimi Evropian apelon për një veprim të shpejtë dhe të koordinuar nga ana e Kuvendit për të siguruar që këto institucione të jenë në gjendje të mbështesin procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026