Bashkoi votat me mazhorancën për rezolutën e integrimit, Berisha: Shqipëria në BE për arsye gjeopolitike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim online me qytetarët, ku iu përgjigj pyetjeve të tyre mbi zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit europian.
I pyetur për votimin e përbashkët të PD-së me Partinë Socialiste për rezolutën mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Berisha deklaroi se vendi po ecën drejt BE-së për arsye gjeopolitike dhe jo mbi bazën e meritës.
“Duhet të keni të qartë diçka. Shqipëria po hyn në Bashkimin Europian vetëm për arsye gjeopolitike dhe asnjë tjetër. Përpos këtij faktori, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Në rezolutë nuk ka asnjë vlerësim për punën e parlamentit apo të qeverisë. Zero. Ne nuk mund të votojmë kundër integrimit, pasi gjithë kombi shqiptar e dëshiron atë, por PD insiston që integrimi duhet të bazohet në meritë”, u shpreh Berisha.
Gjatë bashkëbisedimit, ai vlerësoi protestat e opozitës dhe qytetarët pjesëmarrës në to teksa i konsideroi si një formë “kryengritjeje paqësore” që, sipas tij, ka ndikuar në ekspozimin ndërkombëtar të kryeministrit Edi Rama.
“Ky qëndrim ka luajtur një rol vendimtar në mbrojtjen e dinjitetit të shqiptarëve dhe ka sfiduar propagandën zyrtare. Shqipëria ka një opozitë të fuqishme që përballet me një regjim autoritar dhe synon rivendosjen e shtetit ligjor dhe luftën ndaj krimit të organizuar”, tha ai.
Berisha shtoi gjithashtu se vendi ndodhet në një situatë të rënduar të sigurisë, ndërsa akuzoi qeverinë për lidhje me krimin dhe për keqqeverisje.
“Shqipëria është një vend i pasigurt, policia është përlyer me krimin. Opozita sot është më e fortë se kurrë”, deklaroi ai.
Në vijim të fjalës së tij, kreu i PD-së akuzoi qeverinë për manipulim të proceseve zgjedhor, duke e cilësuar ato si “farsa elektorale”, ndërsa përsëriti qëndrimin se, sipas tij, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë të lira.
“Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, por unë do mbroj votën. Raportet ndërkombëtare tregojnë se linja mes shtetit dhe partisë është zhdukur, duke e kthyer procesin në kushte partie-shtet”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se Partia Demokratike do të vijojë të marrë pjesë në proceset reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe territoriale, me qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
“Nuk përzihemi në asgjë tjetër. Kjo është përpjekje për të krahasuar Edi Ramën me Sali Berishën, gjë që është e pavend. Po të krahasosh Edi Ramën me Sali Berishën, është si të krahasosh një njeri me djallin”, përfundoi ai.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative. Zbardhen diskutimet
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit