Basir Çollaku: Ka një ortakëri të grupeve kriminale me policinë, mbështeten nga lart

25 Tetor 2021 | 21:27

Gazetari Basir Çollaku tha në studion e “Now” se ka ortakëri midis grupeve kriminale në vend dhe policisë.

“Kjo lloj ortakërie nuk bëhet me zëdhënës shtypi, por në realitet ekziston”, u shpreh Basir Çollaku.

Kjo ortakëri, sipas gazetarit, mbështetet nga instanca më të larta.

Z. Çollaku tha se policia kryen vetëm goditje periferike ndaj krimit, deri edhe nuk i godet raste të ndryshme. Për gazetarin aksionet e policisë janë pa rezultat, përderisa ndodhin atentante, pengmarrje apo vrasje.

Edhe për trafikun dhe prodhimin e drogës, z. Çollaku tha se ndodh në dijeni të policisë.

“Tirana po rrethohet deri në Unazë të Vogël nga shtëpitë e barit. Këto nuk ndodhin rastësisht, pa leje”, u shpreh ai dhe shtoi se “paraja e pistë kriminale kërkon zona të bardha për t’u pastruar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026