Basketbolli i femrave, Tirana spektakël në Vlorë

13 Prill 2023 | 15:44

Të mërkurën është ulur sipari i kategorisë së parë në basketboll për femra sa i përket sezoni aktual. Në javën e 21-të Tirana ka mposhtur Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 63-65. Një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat, por që nuk vleu asgjë më tepër veçse për statistikë, pasi fatet e skuadrave për fazën Play-Off janë vendosur.

Rivale me njëra-tjetrën, Tirana dhe Flamurtari synonin të mbyllnin sezonin e rregullt me fitore. Në dy periodat e para kryeqytetaset siguruan një avantaz prej 4 pikësh, konkretisht 31-35. Perioda e radhës u fitua nga të besuarat e Elona Hasanajt 14-8, ndërsa dhe seti përfundimtar i shërbeu mikeve. Në total ndeshja u mbyll me rezultatin 63-65, duke siguruar një triumf për ekipin bardheblu.

Shënuesja më e mirë e vlonjateve ishte Lugaj me 17 pikë e më pas Omerbasic 16, ndërsa në anën tjetër Dishnica 15 pikë dhe pas saj Mala e Bey me nga 12. Flamurtari e mbyll këtë sezon në vendin e parë, ndërsa në play off do të përballet me Vllazninë, teksa përballja tejtër është derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026