Bastet ilegale, fitime deri në 10 mijë euro në muaj

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u shqyrtua skema e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të basteve sportive në Shqipëri.

Biznesi ilegal me bastet sipas të dhënave arrin fitime deri në 10 mijë euro/muaj

Thuajse çdo javë policia arreston qytetarë që konstatohen duke vendosur skedina në telefonat smart. Kjo goditje është bërë rutinë dhe vjen nga cdo qytet i Shqipërisë, ku pranga u vihen në flagrancë meshkujve të moshave 18 deri në 50 vjeç. Shumat e sekuestrura apo mjetet me të cilat punojnë ilegalisht këta individë, dëshmojnë se për organizatorët, ky aktivitet nuk është thjesht dhe vetëm burim jetese, por shumë më shumë se kaq.

- Advertisement -

“Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim”, deklaronte ish drejtori i Përgjithsëm i Policisë Ardi Veliu.

Në këtë dalje, Veliu tha se përpos mjeteve elektronikë, policia sekuestroi edhe armë e para cash në vlerën 150 mijë euro. Shuma mund të jetë e vogël, në raport me të ardhurat që garanton industria legale dhe ilegale e bixhozit në Shqipëri, por zbulimi nxori në pah edhe një të dhënë tjetër me rëndësi.

“Në Tiranë u arrit të sekuestrohej një sallë qendrore monitorimi, e cila monitoronte aktivitetin që zhvillohej në pikat e tjera që zhvillohej ky aktivitet. Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M.”, tha Veliu.

Ky detaj tregon se përpjekjet për të luajtur bixhoz me sportin në vend, nuk janë vetëm individuale, por biznese të ngritur në të zezë, që kanë nevojë për punëtorë dhe klientë potencialë. Pra, shtetasi G.M dhe dhjetra të tjerë si ai janë kthyer në menaxherë të bizneseve që operojnë me një numër të kufizuar bastvënësish besnikë, dhe pa asnjë lekë që shkon në llogari të shtetit, ata nxjerrin të ardhura që shkojnë deri në 10 mijë euro në muaj. Të vetëdijshëm që ky aktivitet është i dënueshëm, fitimet e larta mujore, i kanë shtyrë ata ta zgjasin këtë biznes me shpresën se nuk do të gjurmohen nga forcat e rendit.

Por si u përhap biznesi ilegal i basteve në Shqipëri? Skema është e tillë; subjekte të ndryshme kanë hapur licencë në një vend europian dhe nëpërmjet kësaj licence, në kafene të kamufluara, kryejnë shërbimet online, duke u dhënë të drejtë përdorimi lojëtarëve të interesuar.

Kompania X e licencuar jashtë Shqipërie në baste sportive ka të regjistruar në sistemin e saj pika sekondare, që funksionojnë brenda një NIPT-i aktiv si kafene në Shqipëri. Administratori apo pronari i Iokalit regjistrohet në faqen online të kompanisë së basteve, duke marrë një username dhe duke regjistruar një kartë krediti të vlefshme, por nga e cila nuk kryhen kurrë transaksione. Paratë, në fakt, vijnë nga llogari bankare të hapura në banka të huaja, jashtë Shqipërisë dhe sigurisht shumat që luhen në këto raste janë të konsiderueshme dhe me risk më të madh, duke justifikuar edhe një fitim më të madh.

LEXONI GJITHASHTU:

 














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Bido sqaron pse Greqia e ka të pamundur të vendosë veto: Autogol, nuk ka aleatë

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë është shprehur se nuk e beson që Greqia do të vendosë veto ndaj vendit tonë, pasi për...

Veto e Greqisë, gazetari: Të dyja palët janë futur në llogore, Athina bëri presion

Gazetari Artur Bibe, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton që Greqia ka thënë që do i...

“E majta greke s’merret me Belerin”, Bibe: Mitsotakis kërkon vota, Rama po luan me..

Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë vendosjen e vetos nga ana...





TË FUNDIT

Bido sqaron pse Greqia e ka të pamundur të vendosë veto: Autogol, nuk ka aleatë

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë është shprehur se nuk e beson që Greqia do të vendosë veto ndaj vendit tonë, pasi për...

Veto e Greqisë, gazetari: Të dyja palët janë futur në llogore, Athina bëri presion

Gazetari Artur Bibe, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton që Greqia ka thënë që do i...

“E majta greke s’merret me Belerin”, Bibe: Mitsotakis kërkon vota, Rama po luan me..

Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë vendosjen e vetos nga ana...

Mediat britanike: Bandat shqiptare “oferta” për festa, 5 mijë £ për kalim në Angli

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem. Shumë të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën për të shkuar...

Filmi evropian i vitit/ Shpërndahen çmimet, triumfon “Anatomia e një rënieje”

Ishte filmi francez “Anatomia e një rënieje”, i Zhustin Triet, ai që dominoi në ceremoninë e Festivalit Evropian të Filmit në Berlin, që ka...






 








Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×