Bastet sportive po kthehen | Si ia doli mafia e bixhozit të nënshtronte shtetin  

Hapen bastet sportive
4 Shkurt 2023 | 20:00

Në fakt, po kalojnë nga bota e nëndheshme në dritë, me të njëjtën metodë, pa letra dhe pa sportele.

Për 3 vite rresht ato kanë qenë aty, nëpër sallone të kamufluara, dhe në xhep të pantallonave, në telefon. Dhe kjo rezultoi një marrëzi e re, e madhe sa ajo që mori fund në vitin 2019, ku në mijëra dyqane, ngjitur pas çdo pallati a lagjeje vendoseshin shuma nga 100 lekë deri në 200 mijë lekë për skedinë. Por, si po vijnë ato sërish? Kush këmbënguli dhe bindi të njëjtën qeveri që i dha fund bixhozit masiv, t’i rikthejë sërish në dritë. Peticionin e dërgoi në qeveri, Komiteti Olimpik dhe Federatat Sportive.

“Propozimi ynë përfshin transparencë fiskale totale, baste online të rregulluara me ligj. Operatorë ekonomikë të certifikuar dhe përfshirjen e operatorëve globalë seriozë, si dhe vendosjen e limitit të moshës apo një kufiri monetar maksimal,” – thuhej në peticion.

Për ta përforcuar këtë argument, Komiteti Olimpik dhe Federatat Shqiptare të Sportit thonë se të mirat e ligjërimit të lotove të sportit po i sheh prej vitesh edhe perëndimi.

“Ato nuk mund të mbyllen përgjithmonë, pasi gjithë bota e qytetëruar bastet i ka. I kanë të gjitha vendet europiane ku duam të shkojmë ne, por ato kërkojnë një kontroll dhe ne nuk jemi më për sallone të basteve ku rrinë të rinjtë me orë të tëra parazitë,” – deklaroi Fidel Ylli, president i Komitetit Olimpik Shqiptar.

SI IA DOLI MAFIA E BIXHOZIT TË NËNSHTRONTE SHTETIN?

Vetëm 2 vite pas rregullimeve në ligjin e lojërave të fatit në 2015, fenomeni i bixhozit, ia doli të bëhej një industri fitimprurëse me xhiro vjetore 130 mln euro. Nga këto pjesa më e madhe rridhte nga kazinotë, dhe pas tyre vinin bastet sportive. Por, kjo ishte vetëm pjesa e deklaruar, pasi të ardhurat e grumbulluara nga bota e krimit mendohet se arritën në 800 mln euro në vit.

Ato fitoheshin e investoheshin si para të pistë për t’u dhënë fuqi një grushti njerëzish të cilët nuk ishin as më shumë, e as më pak se organizata kriminale që i bënin karshillëk shtetit dhe biznesit të ndershëm. Vetëm nga bastet sportive në vitin 2017, të ardhurat ishin 44.5 milionë euro, dhe në vitin e fundit të ekzistencës, 37.4 milionë euro. Me këto të ardhura, buxheti siguronte nga ky sektor, rreth 15 mln euro çdo vit.

Taksa e basteve të sportive u zerua pas vitit 2018, dhe kontribut në buxhet sollën vetëm kazinotë dhe lotaritë kombëtare, përkatësisht 6 mln euro në 2020-në dhe 12.8 mln në vitin 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026