Bastisen disa OJQ që bashkëpunuan me USAID-in në Serbi

25 Shkurt 2025 | 11:41

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd ka njoftuar se ka hapur një rast në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga disa organizata joqeveritare në Serbi.

Prokuroria serbe konfirmoi se të martën e 25 shkurtit policia ka nisur “të mbledhë informata” për punën e katër OJQ-ve: Qendrës për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), Inicitivave Qytetare, Qendrës për Politika Praktike, dhe Fondacionit Trag.

“Për të verifikuar akuzat dhe për të grumbulluar prova në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve të USAID-it, për keqpërdorim të fondeve dhe për shpëlarje të mundshme parash, Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit i ka kërkuar Policisë të mbledhë informatat e nevojshme”, ka thënë kryeprokurori Publik, Nenad Shtefanoviq.

Ai ka shtuar se “tani për tani” është urdhëruar nxjerrja e të gjitha dokumenteve në lidhje me donacionet e USAID-it nga katër OJQ-të, si dhe marrja në pyetje e personave përgjegjës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia do t’i ndihmojë Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI) në hetimet e saj rreth financimit të OJQ-ve serbe nga USAID-i dhe nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED).

“Pa dyshim se ne do të bashkëpunojmë ngushtë me FBI-në për këtë çështje”, ka thënë Vuçiq për televizionin Happy, duke shtuar se FBI do të marrë çfarëdo informate që ka nevojë nga Serbia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026