Bastiset shtëpia e Sarkozy, prokurorët kërkojnë proces të ri për ish-presidentin
Policia franceze ka kontrolluar shtëpinë në Paris të ish-presidentit Nicolas Sarkozy. Kontrolli ka ardhur në një kohë kur prokurorët po kërkojnë që ai të përballet me një proces të ri gjyqësor në lidhje me financimin e fushatës elektorale të vitit 2007.
Bashkë me 12 persona të tjera, Sarkozy akuzohet se ka marrë miliona euro financim nga regjimi i liderit të dikurshëm të Libisë, Muammar Gaddafi për fushatën presidenciale.
Që kur ka lënë detyrën e kreut të shtetit, Sarkozy është dënuar dy herë nga drejtësia franceze, një herë për korrupsion dhe herën tjetër për përgjime.
Vetë ish-presidenti ka mohuar çdo shkelje, duke i cilësuar proceset gjyqësore të ngritura ndaj tij si hakmarrje politike.
Muajin e kaluar, Sarkozy humbi apelin kundër dënimit të vitit 2021 për korrupsion dhe ushtrim influence.
Gjykata e Apelit në Paris mbajti në fuqi dënimin me tre vjet burg të tij, por vendosi se dy vite do të pezulloheshin dhe se pjesën tjetër Sarkozy do ta kalonte në arrest shtëpie, me byzylyk elektronik.
Gjithashtu, gjykata deklaroi se politikanit konservator i ndalohej për 3 vjet pjesëmarrja ose mbajtja e posteve publike.
Avokatët mbrojtës thanë se Sarkozy do ta apelonte vendimin në Gjykatën e Kasacionit, që është dhe instanca më e lartë gjyqësore e Francës.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia