Skandali me Kupën e Botës, Hoxha: Si ndikoi Emiri i Katarit, u përfshi dhe Sarkozy
Kupa e Botës e zhvilluar në Katar mbetet më e veçanta në historinë e futbollit, jo vetëm për periudhën në të cilën luhet, vlerën e lartë, por pa lënë pas dhe kritikat e shumta.
Jo vetëm ndaj organizatorëve, por denoncime ka pasur dhe për FIFA-n dhe presidentin e asokohe Sep Blater, i cili u akuzua se kishte marrë para për konfirmimin e vendit organizator.
I ftuar në Euronews Albania, gazetari Artan Hoxha tregon se ka qenë emiri i Katarit ai i cili bëri marrëveshje me Rusinë për dy edicionet e kupës së botës, vitin 2018 dhe këtë aktual 2022.
“Emiri i Katarit bën një marrëveshje me Vladimir Putin dhe marrëveshja ishte e tillë, Rusia pranoi grupin e votave të veta dhe Rusia ra dakord që do të mbështeste kandidaturën e Katarit për 2022, me kushtin që Katari të mbështeste kandidaturën e Rusisë për 2018”, tha Hoxha.
Më tej, gazetari Hoxha shton se në skandalin e madh të përzgjedhjes së vendit organizator për kupën e botës ka qenë dhe presidenti i Francës asokohe, Nicola Sarkozy.
“Në një marrëveshje që bëri presidenti i Francës me emirin e Katarit, u vendos që Katari do merrte në administrim PSG-në, që e ka sot, kjo marrëveshje bëri që miliardat e Katarit të shkonin te PSG-ja. Marrëveshja tjetër është që Katari do blente një flotë avionësh te Airbus-i francez”, theksoi ai.
Katari ka kryer një shifër rekord shpenzimesh për organizimin e kupës së botës, duke shkuar në mbi 200 miliardë dollarë, për ndërtimin e stadiumeve, infrastrukturën apo akomodimin, por sërish pa mundur t’i përmbushë plotësisht kriteret.
LEXONI GJITHASHTU
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)