Baton Haxhiu: Fushata e Ramës dhe Bashës është për t’u marrë shembull në Ballkan
Analisti Baton Haxhiu, në emisionin “Shock” tha për fushatën në Shqipëri se është një fushatë model, e cila duhet marrë shembull në rang ballkanik.
“Fushata është për lakmi, ky është modeli që duhet ta ndjekin të gjithë në Ballkan”, u shpreh z.Haxhiu.
Analisti Andi Bushati, nga ana tjetër, e kundërshtoi z. Haxhiu duke thënë se një fushatë ku detyrohet të ndërhyjë presidenti nuk mund të konsiderohet fushatë model.
“Fushata nuk është një fushatë model. Mjafton të dëgjosh dialogët në distancë Rama – Meta, nuk është një fushatë model”, u shpreh z. Bushati.
Andi Bushati shtoi gjithashtu fushata për zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të konsiderohet si një fushatë e suksesshme përderisa kemi një kryeministër i cili sipas z. Bushati 90% të kohës merret me kundërshtarin dhe 10% me raportin me elektoratin.
Analisti Baton Haxhiu foli edhe për çështjen e përgjimit, ku tha se përgjimi si akt është i gabuar, mirëpo nuk ka lidhje me realitetin tonë politik.
“Përgjimi është koncept i vjetër i komunikimit me publikun, sa vetë njerëzimi. Gjërat nxirren jashtë kontekstit për të krijuar një fushatë negative. Ajo që është e përgjuar është fushatë negative dhe nuk i përket realiteti për të cilin po flasim”, u shpreh z. Haxhiu.
Për Baton Haxhiun përgjimi është model i njerëzve që nuk kanë ide dhe vizion.
Duke ju referuar ngjarjes në Kavajë mbrëmjen e djeshme ku u plagos një person në zyrat e PD-së, Z. Haxhiu e cilësoi atë si të shëmtuar, duke shtuar se i vjen keq për popullin e Kavajës për ngjarjen që përjetoi.
“Sa i përket ngjarjes në Kavajë, është e shëmtuar. Unë nuk kam çfarë të them përveçse, nëse fushata i ka dhënë ngjyrë kësaj ngjarje atëherë më vjen keq për popullin e Kavajës që e ka përjetuar një gjë të tillë”, tha analisti Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj