Baton Haxhiu: Kosova po tregon se është njëlloj Amerike e shqiptarëve
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe për Andi Bushatin dhe Baton Haxhiun është një lajm i mirë për skenën politike në Kosovë.
Bushati tha se zhvillimet në Kosovë janë pozitive në dallim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore ku ka riciklim të klasës politike.
Nga ana tjetër analisti shprehur vlerësim dhe për emrin e kreut të ri të LDK pasi e konsideroi atë “figurë të plotësuar”.
Andi Bushati deklaroi se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, një parti antisistem i ka detyruar të gjitha partitë e tjera që të përshtaten.
“Lajm i mirë sepse në Kosovë po shihet një gjë që mungon pothuajse në të gjithë Ballkanin. Është një lajm i mirë pasi Abdixhiku është një figurë e plotësuar dhe ka treguar një karakter me qëndrime e mbajtur dhe me prishjen e koalicionit me VV”, tha z. Bushati.
Dhe për Baton Haxhiun zhvillimet e fundit në politikën e Kosovës janë optimiste duke e cilësuar madje Kosovën si një “Amerikë të shqiptarëve”.
Sipas z. Haxhiu kryetari i ri i LDK-së nuk është rastësisht në atë pozicion dhe e konsideroi një person të plotësuar.
“Kjo është një frymë e arritjes së VV që është shpërndarë dhe në LDK. Kosova po tregon se është njëlloj Amerike e shqiptarëve. Kjo ndodhi për një arsye të vetme sepse lidershpi i LDK nuk kishin guxim të votonin këdo tjetër përveç Abdixhikut. Ka nxjerr një lider që do të jetë kundërshtari më i madh i Kurtit dhe Osmanit”, përfundoi Baton Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit