Baton Haxhiu: Kurti të hyjë në dialog, të fitojë betejën nëse mundet dhe të kërkojë falje
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se procesi i dialogut është një nga tre prioritetet e qeverisë “Kurti” ndërsa vetëm kryeministri i Kosovës nuk ka kishte vendosur këtë çështje në krye të listës.
Sipas analistit Baton Haxhiu, për shkak se z. Kurti ka qëndruar gjithmonë kundër dialogut me Serbinë e kanë sjellë në një pozitë të vështirë dhe po ballafaqohet me të kaluarën e tij.
“Nëse nuk e rregullon dialogun atëherë secili nga qytetarët ka humbur 10 vjet nga jeta e tij. Mendoj se ka ardhur një moment që Albini të hyjë në dialog ta fitojë betejën nëse mundet dhe të kërkojë falje për 10 vjet betejë gjatë kohës së opozitarizmit”, deklaroi analisti.
Deklaratën e ministres Gërvalla, z. Haxhiu tha se ka fjalor aksident pasi jeton me peshën e heroizmit të babait të saj dhe nuk e njeh kontekstin e dialogut dhe kontekstin social në Kosovë.
Nga ana e tij, Andi Bushati u shpreh se dialogu nuk mund të jetë çështje prioritare për Kosovën një kohë kur askush nuk pret që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kështu siç është Serbia e formatuar me Vuçiç në krye nuk besoj se ka njeri përfshirë dhe Borrelin dhe Mogerinin që do të thotë po. Kur shikon në dialog për t’i rënë murit me kokë vetvetiu nuk është i rëndësishëm”, tha ai.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura