Bayern i vetëm me pikë të plota, bavarezët “shuplakë” Holstein Kiel
3 fitore në po aq ndeshje të luajtura, Bayerni i Mynihut ka një nisje perfekte në kampionatin gjerman të futbollit.
Në sfidën e së shtunës regjistroi një triumf të thellë ndaj Holstein Kiel në transfertë, një kundërshtar që këtë sezon u ngjit në elitën e futbollit gjerman. Minutat e para ishin të vështira për vendësit, të cilët gabuan 3 momente duke pësuar 3 gola. Musiala zhbllokoi rezultatin e pas tij Kane dyfishoi me Remberg që realizoi autogol. Në fraksionin e parë Kane shënoi sërish me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 0-4.
Olise shënoi të pestin, ndërsa vendësit reaguan me Gigovic, për t’i lënë vendin bomberit anglez të hipotekonte tripletën personale e vuloste fitoren 1-6 të bavarezëve. Bayern ka 9 pikë në 3 javët e para, duke lënë pas kampionët në fuqi të Leverkusen apo Dortmund, Leipzig e Heidenheim.
Kampionët në fuqi të Bundesligës, Leverkusen fituan në transfertë 1-4 ndaj Hoffenheim, në një tjetër paraqitje të dominuar plotësisht. Triumf dhe për Shtutgart, Freiburg, e Frankfurt, ndërsa dueli Leipzig-Union Berlin u mbyll me rrjeta të paprekura.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride