Bayern me “sytë” drejt Lisbonës, Interi përballet me Arsenalin në shtëpi

6 Nëntor 2024 | 19:20

2 humbje radhazi në Champions nuk tolerohen për Bayernin e Mynihut, i cili synon me patjetër fitoren ndaj Benficës në mbrëmje. Drejtuesit e klubit kanë vendoësur ultimatum trajnerit Kompany dhe lojtarëve, ku koha e provës ka mbaruar dhe skuadra duhet të rikthehet tek fitoret, e Benfica është mundësia më e mirë.

Një skuadër ku në përballjet e fundit, gjermanët i kanë shënuar 9 gola, por këtë vit duken se llogaritë nuk bëhen aq lehtë. Krahas Bayernit, në fushë sot zbresin dhe ekipe si Barcelona, Interi, Arsenali apo PSG.

Dueli më interesant dhe që premton spektakël është ai në Meazza ku zikaltrit sfidohen nga Arsenali, në një 90 minutësh që duket i barabartë. 2 nga skuadrat me mbrojtjen më të mirë të kompeticionit do të provojnë ti bëjnë keq njëra-tjetrës, por dueli i fundit direkt mes tyre daton 2 dekada më herët. Asokohe ishin topçinjtë që me një yll si Henry avanconin më tej. NË duelin e sotëm nuk ka favoritë, por fusha do konfirmojë më të mirin.

Barcelona e Flick ka një test deri diku të lehtë, në Serbi ndaj Crvena Zvezda, një kundërshtar dukshëm i një niveli të ulët në krahasim me të mëparshmit, e një mundësi për blaugranët të marrin pikët e radhës. PSG nuk është në pozitat e duhura, por do të provojë ti forcojë më tej ato në duelin me Atletico Madrid, që luhet në Parkun e Princave. Kjo është sfida e parë mes tyre në kuadër të Champions. Në orën 18:45 luhen Club Brugge-Aston Vila e Shakhtar-Young Boys. Feyenoord-Salzburg, Sparta Prague-Brest dhe Stuttgart-Atalanta janë ndeshjet përmbyllëse të raundit të katërt në fazën e ligës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026