BBC: Si grupi Houthi pushtuan Jemenin e shkatërruar nga lufta

5 Shkurt 2024 | 15:34

Grupi Houthi vazhdojnë të ngatërrojnë disa nga ushtritë më të fuqishme në botë, duke gjuajtur ende raketa në çdo anije ndërkombëtare që ata e konsiderojnë të lidhur me SHBA-në, Britaninë e Madhe ose Izraelin, si dhe ndaj disave që nuk janë të lidhura me to.

Sipas mediave të huaja, ata janë një grup pakicë jemenasësh nga veriperëndimi malor i vendit, të cilët e kanë marrë emrin nga themeluesi i lëvizjes së tyre, Hussein al-Houthi.

Huthët luftuan disa luftëra kundër sundimtarit të fortë të Jemenit në fillim të viteve 2000 dhe më pas, pasi ai u rrëzua nga protestat e Pranverës Arabe, ata marshuan deri në kryeqytet, Sana’a, dhe morën pushtetin në 2014.

Presidenti i rrëzuar më parë Saleh, vuri në dispozicion Gardën e tij besnike Republikane, duke u mundësuar atyre të marrin nën kontroll mbi 80% të popullsisë së Jemenit.

Houthi-t më pas vranë menjëherë themeluesin dhe udhëheqësin e tyre.

Që kur grupi mori pushtetin, Jemeni, tashmë kombi më i varfër arab, është copëtuar nga një luftë civile katastrofike.

Rreth 150,000 njerëz janë vrarë, së bashku me miliona të tjerë që janë të varur nga ndihma ushqimore.

Për shtatë vjet, Houthi-t i mbijetuan një fushate ajrore masive dhe përfundimisht të pafrytshme të koalicionit për t’i larguar ata, të udhëhequr nga sauditët, të cilët ishin të alarmuar nga lidhjet e Houthi-ve me rivalin e tyre kryesor, Iranin.

Sot, ata kanë rritur masivisht fuqinë dhe popullaritetin e tyre në vend – pasi kanë shfrytëzuar kauzën palestineze.

Disa vende i kanë akuzuar ata se e kanë shfrytëzuar në mënyrë cinike këtë kauzë, për përfitimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026