BE bën thirrje për të pasur rol në bisedimet e armëpushimit midis Ukrainës e Rusisë

20 Nëntor 2025 | 17:03

Evropianët duhet të përfshihen në çdo përpjekje për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë, thanë diplomatët më të lartë të kontinentit pas publikimit të raporteve për një plan SHBA-Rusi në favor të interesave të Kremlinit.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, mirëpriti çdo “përpjekje” për t’i dhënë fund luftës, por tha se kontributi i Ukrainës dhe i Evropës ishte i nevojshëm që çdo plan të funksiononte.

“Vladimir Putin mund ta përfundonte këtë luftë menjëherë nëse do të ndalonte së bombarduari civilët dhe së vrarë njerëzit. Por nuk kemi parë asnjë lëshim nga pala ruse. Ne i mirëpresim të gjitha përpjekjet kuptimplota për t’i dhënë fund kësaj lufte, por siç e kemi thënë edhe më parë, ajo duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme. Kjo do të thotë gjithashtu se ukrainasit, por edhe evropianët, pajtohen me këtë”, u tha ajo gazetarëve.

Drafti i planit të paqes SHBA-Rusi, i cili u publikua të mërkurën, kërkonte që Ukraina të dorëzonte territorin dhe t’i jepte Rusisë kontroll të mbi sovranitetin e saj politik dhe ushtarak.

Pas kësaj, ka pasur disa reagime nga figura të larta Evropiane.

Jean-Noël Barrot, ministri i jashtëm francez, tha se paqja nuk mund të nënkuptojë kapitullim.

“Parimi i paqes duhet të fillojë me një armëpushim në vijën e kontaktit, i cili do të lejojë angazhimin në diskutime mbi çështjet e territoreve dhe garancive të sigurisë. Kjo është ajo që ne kemi thënë gjithmonë, kjo është ajo që Ukraina ka thënë gjithmonë. Por ajo që shohim sot është se Rusia dhe Vladimir Putin janë një pengesë për paqen”, është shprehur ai.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, mbajti një qëndrim të ngjashëm.

“Të gjitha negociatat rreth një armëpushimi, në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm paqësor të Ukrainës, mund të diskutohen dhe negociohen vetëm me Ukrainën. Dhe Evropa do të duhet të përfshihet”, tha ai.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, tha se: “Ne i përgëzojmë përpjekjet për paqe. Por Evropa është lojtari kryesor, mbështetësi kryesor i Ukrainës dhe, sigurisht, siguria e Evropës është në rrezik. Pra, ne presim të konsultohemi”.

BE-ja është bllokuar për shkak të një plani për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë për të gjeneruar një kredi prej 140 miliardë eurosh, 123 miliardë paund, për Ukrainën, kryesisht sepse Belgjika po kërkon garanci të mëtejshme në lidhje me rreziqet ligjore.

Zyrtarët e BE-së këmbëngulin se propozimi i tyre nuk cenon të drejtat pronësore të Rusisë dhe më parë kanë minimizuar pasojat e veprimeve ligjore kundër Belgjikës dhe Euroclear.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët

Vendndodhja e gati 300 personave që rezultuan pozitivë për Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin...
18:23 | 26/06/2026

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030

Hungaria mund të përmbushë realisht kriteret e Maastrichtit të kërkuara për të adoptuar euron deri në vitin 2030, tha të premten kryeministri Peter Magyar, duke...
18:15 | 26/06/2026