Sulmet ajrore izraelite vrasin 33 persona në Gaza
Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 33 persona dhe kanë plagosur disa të tjerë, sipas mjekëve, në një nga përshkallëzimet më serioze të dhunës që kur armëpushimi i mbështetur nga SHBA-të hyri në fuqi muajin e kaluar.
Zyrtarët në spitalin Nasser në Khan Younis thanë se morën trupat e 17 personave, përfshirë pesë gra dhe pesë fëmijë, pas katër sulmeve ajrore izraelite që shënjestruan tendat që strehonin persona e zhvendosur.
Në qytetin e Gazës, zyrtarët thanë se dy sulme ajrore vranë 16 persona, përfshirë shtatë fëmijë dhe tre gra.
Izraeli tha se nisi sulmet pasi ushtarët e tij u qëlluan në Khan Younis të mërkurën, megjithëse nuk u raportuan viktima. Hamasi dënoi sulmet izraelite si një “masakër tronditëse” dhe mohoi të ketë qëlluar drejt trupave izraelite.
Katari, një ndërmjetës kyç gjatë gjithë luftës dyvjeçare, dënoi sulmet ajrore izraelite, duke thënë se ato ishin “një përshkallëzim i rrezikshëm që kërcënon të minojë marrëveshjen e armëpushimit”.
Ndërkohë, të hënën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi planin e Donald Trump për Gazën, duke përfshirë vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe një rrugë të mundshme drejt një shteti sovran palestinez.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë