BE bën thirrje për uljen e tensioneve para protestës së 15 marsit në Beograd
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se vlerat themelore janë në thelb të “projektit tonë të përbashkët evropian” dhe duhet të respektohen, teksa bëri thirrje për uljen e tensioneve.
Ky reagim i Brukselit vjen pas paralajmërimeve për një tubim të madh në Beograd, që planifikohet të mbahet më 15 mars, në të cilin autoritetet serbe parashohin që të ketë “dhunë të madhe”, teksa presidenti i shtetit ka paralajmëruar arrestime.
“Kjo ka të bëjë po ashtu me lirinë e tubimit si e drejtë themelore”, u tha në përgjigjen dërguar për Radion Evropa e Lirë nga zyra për informim e BE-së.
Po ashtu, BE-ja tha se pjesëmarrja e qytetarëve luaj rol kyç në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike, duke përfshirë edhe promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë.
Ditëve të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar disa herë se “opozita do të organizojë një dhunë të madhe më 15 mars” dhe se “të gjithë ata që do të marrin pjesë në të do të arrestohen”.
“BE-ja vazhdimisht bën thirrje për uljen të tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog përfshirës që përfshin të gjitha palët e interesuara, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile, për t’u marrë me reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, thuhet në përgjigjen nga Brukseli.
Zyrtarët e BE-së konfirmuan se po ndjekin me kujdes situatën e brendshme politike në Serbi dhe mobilizimin e madh të studentëve dhe grupeve të tjera.
Kur u pyetën për deklaratat e Vuçiçit, që thotë se Perëndimi qëndron pas “revolucionit shumëngjyrësh”, ashtu siç ai e quan mobilizimin e studentëve dhe qytetarëve në Serbi, zyrtarët e BE-së theksuan se “dezinformatat dhe retorika politike, përfshirë ato kundër BE-së dhe shteteve anëtare nuk kanë vend në rrugën drejt integrimit në BE”.
Studentët e Serbisë kanë ftuar për një tubim, që e kanë cilësuar si “mbledhjen më masive ndonjëherë”, në kryeqytetin e Serbisë më 15 mars.
Në Beograd janë nisur tashmë me këmbë studentë nga rajone të ndryshme të Serbisë, të cilët do të kalojnë dhjetëra kilometra për të marrë pjesë në tubimin në Beograd.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim
Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
- 11:40 Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
- 11:29 “Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
- 11:26 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 11:24 Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive