BE bllokon mandarinat shqiptare, kthehen kamionët: Kanë pesticide të rrezikshme

18 Dhjetor 2024 | 16:12

Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) ka ngritur alarmin për mandarinat me origjinë nga Shqipëria, pasi kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet. Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Europian, paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.

Çfarë janë chlorpyrifos dhe phosmet?

  • Chlorpyrifos është një pesticid i ndaluar në BE që nga viti 2020, pasi shkakton dëmtime të rënda në trurin e fëmijëve, sistemin nervor dhe endokrin, si dhe rrit rrezikun për kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.
  • Phosmet, gjithashtu i ndaluar, është toksik dhe ndikon në funksionimin normal të trupit të njeriut.

Sipas raportimeve të RASFF Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, kanë refuzuar kamionët me mandarina me origjinë nga Shqipëria pas analizave të kryera.

Rastet e evidentuara:

  • 29 nëntor 2024: Mbetje Chlorpyrifos u zbuluan në një ngarkesë mandarinash në Kroaci.
  • 11 dhjetor 2024: Phosmet u identifikua në një tjetër ngarkesë në Kroaci.
  • 11 dhjetor 2024: Një tjetër ngarkesë me mbetje Chlorpyrifos u bllokua nga Kroacia, me destinacion të mëtejshëm Italinë dhe Republikën Çeke.

Ngarkesat e testuara rezultuan me mbetje të pesticideve 3 deri në 12 herë më të larta se kufiri i lejuar nga rregulloret e BE-së, të ndryshuara në shtator 2023. Situata ka shkaktuar shqetësim në tregjet europiane, ku ngarkesat u refuzuan menjëherë.

Pavarësisht alarmeve të konfirmuara nga Komisioni Europian, Ministria e Bujqësisë në Shqipëri nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi sigurinë e këtyre produkteve, as për tërheqjen apo asgjësimin e tyre nga tregu vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026