BE-Britani, thirrje për zgjidhje diplomatike, çfarë qëndrimi po mban SHBA-ja

23 Qershor 2025 | 19:33

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbërritën të hënën në Bruksel për të diskutuar mbi situatën në Lindjen e Mesme, edhe pse të vetëdijshëm se janë injoruar tërësisht nga administrata Trump.

Të premten, ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, si dhe homologu i tyre britanik David Lammy, udhëtuan për në Gjenevë në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të rikthyer Teheranin në tryezën e bisedimeve.

Pas takimit me shefin e diplomacisë iraniane, Abbas Araghchi, zyrtarët evropianë dolën me mesazhin e përbashkët se bisedimet duhet të vazhdonin dhe se vlerësonin përpjekjet amerikane për të gjetur një zgjidhje të negociuar.

Por negociata nuk pati dhe më pak se 24 orë më vonë, Shtetet e Bashkuara kryen sulmet e tyre ndaj Republikës Islamike.

Duke reaguar, Irlanda deklaroi se sulmet përbënin një “përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares tha se Evropa duhet të bëhet “zëri i paqes dhe diplomacisë”.

Në të njëjtën linjë, kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar është tërësisht e fokusuar tek çtensionimi i situatës në Lindjen e Mesme.

“Kjo, sepse druhemi për një përshkallëzim rajonal dhe më të gjerë, por edhe për impaktin në ekonominë tonë”, sqaroi Starmer.

Por për momentin, Evropa vazhdon të orvatet të gjejë zërin e saj të unifikuar, një zë të cilin duket se nuk e dëgjon askush.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026