BE dhe Britania kërkojnë heqjen e postimeve të dhunës së Hamasit nga rrjetet sociale

11 Tetor 2023 | 09:51

Sekretarja e teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Michelle Donelan, ka thirrur drejtuesit e mediave sociale për të kërkuar heqjen e postimeve me përmbajtjeve të dhunshme nga platformat e tyre në lidhje me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit .

Edhe Bashkimi Evropian kritikoi platformën “X” të Elon Musk në lidhje me mbulimin e konfliktit Izrael-Hamas, duke përfshirë lajmet e rreme dhe përdorimin e pamjeve historike të ripërdorura.

Donelan kërkoi përmes një postoi në “X” që të gjitha përmbajtjet e dhunshme që shfaqnin mizoritë e terroristëve të Hamasit të hiqeshin nga rrjeti.

“Kam thirrur një takim urgjent me kompanitë e mediave sociale për të siguruar që të ndërmerren veprime për të hequr me shpejtësi nga platformat e tyre, çdo përmbajtje të dhunshme të nxitur nga aktet e terrorizmit të Hamasit në Izrael”, shkroi ajo.

“Ne po ndërmarrim veprime për të qëndruar në solidaritet me Izraelin dhe komunitetin tonë hebre”, nënvizoi Donelan.

Edhe Thierry Breton, komisioneri i BE-së përgjegjës për shërbimet dixhitale të bllokut, i cili rregullon kompanitë e mediave sociale, i tha Musk se platforma e tij “po përdorej për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata në BE”.

“Prandaj ju ftoj që urgjentisht të siguroheni që sistemet tuaja të jenë efektive dhe t’i raportoni ekipit tim mbi masat e marra për këtë krizë”, iu drejtua Breton, Elon Musk.

Musk u përgjigj në X duke i kërkuar komisionerit të BE të “rendiste shkeljet për të cilat aludohej, në mënyrë që publiku t’i shohë ato”.

Hulumtimi nga një firmë izraelite e analizës së dezinformimit ka pohuar se dhjetëra mijëra llogari të rreme po shpërndajnë përmbajtje pro-Hamasit në lidhje me konfliktin.

Cyabra, e cila ka monitoruar dezinformatat zgjedhore në SHBA dhe ka gjurmuar llogaritë e robotëve në Tëitter në të kaluarën, zbuloi se afërsisht 30,000 llogari të rreme kishin përhapur dezinformata pro-Hamasit ose kishin mbledhur detaje të ndjeshme rreth objektivave të tyre. Cyabra tha se llogaritë e rreme ishin veçanërisht aktive në X dhe TikTok, por po shfaqeshin gjithashtu në platforma të tjera.

Media Matters, një mbikëqyrës i medias amerikane, tha se sulmet përfaqësonin testin e parë të X në mes të një krize globale dhe kishin “dështuar në mënyrë spektakolare” me llogaritë e verifikuara midis burimeve që përhapnin informacion të rremë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit

Në një intervistë sot me rrjetin televiziv amerikan Fox News, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se “pesëqind avionë amerikanë u ngritën nga bazat amerikane...
18:30 | 24/06/2026

SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike

Aleanca e inteligjencës “Five Eyes”, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, ka paralajmëruar se modelet më të avancuara të...
18:11 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026