BE dhe India finalizojnë marrëveshjen tregtare pas 2 dekadash bisedime
Evropa dhe India po bëjnë histori sot, njoftoi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një postim në X, ajo konfirmoi se India dhe BE-ja kishin arritur një marrëveshje “të rëndësishme” të tregtisë së lirë, “nënën e të gjitha marrëveshjeve”.
“Ne kemi krijuar një zonë të tregtisë së lirë me dy miliardë njerëz, nga e cila do të përfitojnë të dyja palët”, shkroi von der Leyen.
India dhe Bashkimi Evropian arritën të hënën një marrëveshje “të rëndësishme” të tregtisë së lirë, e cila po cilësohet si më e madhja deri më tani, tha kryeministri indian Narendra Modi.
Në fjalimin e tij në Javën e Energjisë në Indi sot, Modi e quajti marrëveshjen “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, raporton CNBC.
Ai tha se marrëveshja, e cila plotëson marrëveshjet ekzistuese të Indisë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë, do të jetë veçanërisht e dobishme për sektorët kryesorë të ekonomisë indiane.
Modi dhe Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen pritet të bëjnë një deklaratë të përbashkët në samitin Indi-BE në New Delhi më vonë gjatë ditës, duke zbuluar detajet e marrëveshjes që ka zgjatur gati dy dekada në përgatitje.
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork