BE: Do përgjigjemi “ashpër” kundër rritjes së tarifave reciproke të SHBA-së

14 Shkurt 2025 | 12:26

Komisioni Evropian ka thënë të premten se e vlerëson si të paarsyeshëm propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tregti reciproke dhe theksoi se do të reagojë “ashpër dhe menjëherë” nëse ka rritje të tarifave.

Komisioni, i cili bashkërendon politikën tregtare për të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e përshkroi propozimin e Trumpit si hap në drejtimin e gabuar.

“Tarifat e BE-së janë ndër më të ulëtat në botë dhe ajo nuk sheh asnjë arsye për rritjen e tarifave amerikane ndaj eksporteve të saj”, tha Komisioni Evropian në një komunikatë.

Dega ekzekutive e BE-së tha se tarifa mesatare e aplikuar nga Bashkimi Evropian për mallrat e importuara është ndër më të ulëtat globalisht, dhe se mbi 70 për qind e importeve hyjnë pa tarifa doganore në vendet e bllokut.

Një njoftim nga Shtëpia e Bardhë të enjten vuri në pah ndryshimin midis tarifave të BE-së për importet e makinave, që është 10 për qind, krahasuar me tarifën prej 2.5 për qind për ato që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe kufizimet e BE-së mbi importet e frutave të detit nga SHBA-ja.

“BE-ja do të reagojë në mënyrë të vendosur dhe të menjëhershme kundër pengesave të paarsyeshme ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme, përfshirë kur tarifat përdoren për t’i sfiduar politikat legjitime dhe jodiskriminuese”, thuhet në komunikatë.

Kjo deklaratë pasqyron zotimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha të martën se do të vendoseshin “kundërmasa proporcionale” ndaj vendimit të Trump për të vendosur tarifa mbi të gjitha importet e çelikut dhe aluminit.

Ministrat e BE-së, të ngarkuar me tregtinë, mbajtën qëndrim më të butë të mërkurën, pasi folën për negociata në vend të masave hakmarrëse, duke qenë të vetëdijshëm se tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin do të hyjnë në fuqi nga 12 marsi.

“Ka vend për negociata”, tha ministri i Jashtëm irlandez, Simon Harris, në një komunikatë.

Urdhri i Trumpit të enjten nuk ishte për vendosjen e tarifave të reja menjëherë, por nisjen e shqyrtimit të tarifave të vendosura ndaj mallrave amerikane nga partnerët e tjerë tregtarë para se të merret vendim për t’u përgjigjur. Kjo mund të zgjasë me javë apo muaj.

Tre diplomatë të BE-së thanë se ka kuptim të shfrytëzohet kjo kohë për negociata, derisa vazhdojnë përgatitjet për një përgjigje të fuqishme nëse SHBA-ja vendos tarifa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Turqi këtë javë për një samit të NATO-s, për...
14:48 | 06/07/2026

Tragjike në Suedi! Vritet me armë i riu shqiptar, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar me armë...
14:28 | 06/07/2026

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit...
14:26 | 06/07/2026