BE e cilëson të motivuar politikisht lëvizjen e Rusisë për reduktimin e gazit

26 Korrik 2022 | 11:49

Njoftimi i fundit i Gazprom për të reduktuar më tej furnizimin përmes gazsjellësit Nord Stream 1 është një “hap i motivuar politikisht”, tha të martën Komisionerja Evropiane për Energjinë Kadri Simson, përpara një takimi me ministrat e energjisë të BE-së në Bruksel.

“Nuk ka asnjë arsye teknike për ta bërë këtë. Ky është një hap i motivuar politikisht dhe ne duhet të jemi gati për këtë”, tha Simson.

Të hënën, kompania shtetërore ruse e energjisë tha se do të reduktojë më tej rrjedhat e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 nga e mërkura, pasi ndalon një tjetër turbinë për riparime. Tubacioni është një arterie jetike që lidh rezervat e mëdha të gazit të Rusisë me Evropën nëpërmjet Gjermanisë.

Kapaciteti ditor nga ora 7:00 e mëngjesit (me orën e Moskës) 27 korrik do të jetë deri në 33 milionë metra kub”, tha kompania në një deklaratë. Nord Stream 1 ka një kapacitet prej rreth 160 milionë metra kub në ditë.

Simson tha se njoftimi i Gazprom “nënvizoi edhe një herë se ne duhet të jemi gati për shkurtimet e mundshme të furnizimit nga Rusia në çdo moment”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026