“BE është bekim për ne”, Rama: Evropa shumë e ngadaltë, duhet të shtojë ritmin

1 Maj 2026 | 10:49

Kryeministri Edi Rama prezantoi 13 vizatime të tij në ambientet e Ambasadës së Italisë, në Berlin në kuadër të një ngjarjeje të lidhur me ekspozitën e tij personale “Chrysalizing”, e cila po zhvillohet në Société Gallery.

Ekspozita përfshin gjithashtu skulptura të krijuara nga Rama, i cili prej vitesh njihet edhe për aktivitetin e tij artistik krahas politikës.

Gjatë eventit, ambasadori italian në Berlin, Fabrizio Bucci, zhvilloi një intervistë me kryeministrin, në një format jozyrtar që ndërthurte artin, kujtimet personale dhe politikën.

Në një intervistë për ANSA, Rama kujtoi edhe të kaluarën e tij si sportist dhe artist, duke thënë me ironi: “Jam artisti më i mirë në botë mes kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes artistëve”.

Duke u ndalur te temat politike, Rama foli për Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një proces të domosdoshëm për ndërtimin e institucioneve në vendet aspirante.

“Bashkimi Evropian është një bekim për ne. Procesi i tij është i ndërlikuar, ndoshta më neurotiku, por funksionon,” u shpreh ai.

Ai shtoi se pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE ka ndryshuar qasje: “Para luftës flitej drejt, por veprimet mungonin. Pas saj, u kuptua se vendet jashtë unionit mund të humben.”

Megjithatë, Rama kritikoi ritmin e ngadaltë të procesit evropian, duke theksuar se nevojitet më shumë shpejtësi dhe më pak pengesa burokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026

42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë

Ka nisur protesta në Tiranë në ditën e saj të 42-të. Në nisje të saj është kënduar edhe himni kombëtar nga të gjitë protestuesit. Gazetari...
20:16 | 11/07/2026

U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)

Detaje të rej janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar në Shkodër. Aleksander Koçeku është personi i cili ka humbur jetën pasditen e kësaj të...
20:15 | 11/07/2026