BE: Hapet rruga për kredinë prej 90 miliardë dollarësh për Ukrainën

22 Prill 2026 | 14:49

Kredia prej 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian për Ukrainën është miratuar në parim nga ambasadorët e BE-së, njoftoi Presidenca qipriote.

Miratimi erdhi pasi vetoja u hoq nga Viktor Orban, i cili po jep dorëheqjen si Kryeministër i Hungarisë.

Sipas gazetës Guardian, ndryshe nga sa kishte pohuar Robert Fico më herët sot, raportohet se paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë ka marrë gjithashtu miratimin paraprak.

“Tani do të ndiqet një procedurë me shkrim për miratimin e tyre përfundimtar nga Këshilli”, tha një zëdhënës i Presidencës së Qipros.

Procedura me shkrim pritet të përfundojë nesër pasdite , që përkon me samitin e liderëve të Bashkimit Evropian që është planifikuar të zhvillohet në Qipro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026