BE i ndërpret fondet Serbisë për planin e zhvillimit, Marta Kos: Nuk ka pagesa pa zgjidhur problemet me gjyqësorin

1 Maj 2026 | 08:20

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë përkohësisht disbursimin e fondeve për Serbinë në kuadër të Planit Evropian të Zhvillimit, për shkak të shqetësimeve lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor. Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila theksoi se kjo masë lidhet me mungesën e përparimit në garantimin e pavarësisë së drejtësisë.

Sipas saj, fondet do të mbeten të bllokuara derisa autoritetet në Beograd të adresojnë problemet e identifikuara në gjyqësor.

 “Aktualisht kemi ndërprerë të gjitha pagesat për Serbinë, pasi po vërejmë sërish pengesa në këtë sektor. Pa përmirësime konkrete, mbështetja financiare nga BE-ja nuk mund të vazhdojë”, u shpreh Kos.

Ky zhvillim ndodh në një moment kur brenda institucioneve evropiane po zhvillohen diskutime më intensive mbi ecurinë e Serbisë drejt integrimit dhe kushtëzimin e ndihmës financiare me reformat e kërkuara. Ndërkohë, raportime të mëhershme nga media sugjerojnë se Brukseli ka shqyrtuar edhe mundësinë e ngrirjes së rreth 1.5 miliardë eurove ndihmë, ku ndër arsyet përmenden edhe marrëdhëniet e vazhdueshme të Beogradit me Rusinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

“Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e Samitit të NATO-s në Ankara, ku merr pjesë edhe...
22:12 | 07/07/2026