BE i përgjigjet luftës tregtare, miraton kundërmasa ndaj tarifave të Trump
Bashkimi Evropian ka miratuar kundërmasat e para në përgjigje të tarifave prej 25% të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për eksportet evropiane të çelikut dhe aluminit. Vendimi u mor pas miratimit unanim të një propozimi nga vendet anëtare të BE-së.
Në një deklaratë zyrtare, Komisioni Evropian theksoi se tarifat amerikane janë të pajustifikuara dhe të dëmshme, jo vetëm për ekonominë e BE-së dhe SHBA-së, por edhe për ekonominë globale në tërësi. “BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje të negociuar, që të jetë e drejtë, e balancuar dhe me përfitim reciprok për të dyja palët”, thuhet në deklaratë.
Kundërmasat do të hyjnë në fuqi më 15 prill dhe përfshijnë detyrime të reja për mallrat e importuara nga SHBA, megjithatë Komisioni nuk ka publikuar ende detaje specifike mbi produktet e prekura.
BE-ja la të hapur mundësinë e pezullimit të masave nëse Shtetet e Bashkuara bien dakord për një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Truri i Trump për tarifat përplaset me Elon Musk: Montues makinash, mos fol
- Tarifat e Trump godasin rëndë tregjet në Azi, shënojnë rënien më të madhe në dekada
- Bursat “derdhin gjak”, efektet e tarifave amerikane: Rënie në SHBA, Evropë e Azi
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer