BE-ja ndan 145 milionë shtesë ndihmë për Moldavinë

15 Qershor 2023 | 07:15

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, tha sot se BE-ja ka ndarë 145 milionë euro shtesë ndihmë për Moldavinë dhe theksoi se e ardhmja e vendit është në Bashkimin Evropian.

“Tre javë më parë në Kishinau, i thashë popullit të Moldavisë se ata nuk janë vetëm. Sot ne po japim 145 milionë euro të tjera për të mbështetur reformat e Moldavisë ndërsa vendi vazhdon të përballet me kërcënimet ruse. E ardhmja e Moldavisë është në Bashkimin Evropian”, Mezzola ka shkruar në Twitter.

Sot, Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi pothuajse dyfishimin e shumës së ndihmës makro-financiare për Moldavinë.

Në prill 2022, u miratua një ligj që i mundëson BE-së t’i japë Moldavisë ndihmë financiare me 150 milionë euro. Sot kjo shumë është rritur për 145 milionë euro, që do të thotë se Moldavia do të ketë në dispozicion gjithsej 295 milionë euro, njoftoi Këshilli i BE-së.

Ndihma makro-financiare e BE-së synon të mbështesë programin e stabilizimit ekonomik dhe reformës strukturore të Moldavisë, duke plotësuar fondet e disponueshme sipas marrëveshjes financiare me FMN-në.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026