BE-ja shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë
Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim për ta rritur trysninë mbi Kremlinin. Masat do të përfshijnë kufizime mbi naftën ruse, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar nga Evropa të mos blejë më naftë ruse.
Sanksionet për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia do t’i prekin gjithashtu më shumë banka, flotën e ashtuquajtur në hije të Kremlinit – transportin që Moska përdor për t’i shmangur sanksionet – kompani të vendeve të treta, si dhe vendosjen në listën e zezë të një numri individësh, veçanërisht atyre që konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.
Sipas analistëve dhe diplomatëve, mbetet të shihet nëse Brukseli do të arrijë t’i kufizojë vizat turistike për rusët dhe ta ndalojë lëvizjen e diplomatëve rusë brenda BE-së.
BE-ja po kërkon t’i bashkërendojë masat me SHBA-në, pasi javën e kaluar i dërguari për sanksione i BE-së, David O’Sullivan, shkoi në Uashington për t’i bashkërenduar masat ndaj Kremlinit, pas deklaratës së Trumpit se i kishte mbaruar durimi me homologun rus, Vladimir Putin.
Zyrtarë të BE-së theksojnë se thelbi i paketës së re të sanksioneve është vazhdim i rundeve të mëparshme. Kjo përfshin shënjestrimin e më shumë bankave ruse, përfshirë edhe ato rajonale, duke i shkëputur nga sistemi ndërkombëtar i mesazheve bankare, SËIFT.
Paketa e sanksioneve do të godasë gjithashtu aftësinë e Moskës për të përdorur kriptovaluta dhe do të ndalojë shërbimin e më shumë anijeve të flotës ruse nën hije në Evropë. Aktualisht lista përfshin 444 anije, por BE-ja beson se Kremlini përdor të paktën dyfishin e tyre për të transportuar produktet e naftës së sanksionuara në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU:
21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 07:30 Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
- 07:15 Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”