BE-ja vendos sanksione ndaj kanalit Russia Today, operon nga Serbia

22 Qershor 2023 | 19:40

Kanali Russia Today (RT) Balkan, një kanal i Rusisë që operon dhe transmeton nga territori i Serbisë, është përfshirë në listën e entiteteve të cilat Bashkimi Evropian do t’i sanksionoj në paketën e 11 të sanksioneve kundër Rusisë.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në vendimin e përgatitur të BE-së ku shihet se ky kanal është i përfshirë për tu sanksionuar.

Nga burimet diplomatike mësohet se BE-ja edhe zyrtarisht ka dorëzuar listën me të gjitha entitetet që do të shtohen në listën e sanksioneve dhe aty është edhe RT Balkan.

Nga mediat që do të sanksionohen, sepse akuzohen se shpërndajnë propagandën ruse dhe përhapin dezinformata, janë edhe platformat: “Oriental review”, “Tsargrad”, “Kategon” dhe “New Weastern Outlook”.

Sipas këtij vendimi sanksionet ndaj këtyre mediave do të hyjnë në fuqi me 1 tetor të këtij viti.

Russia Today për Ballkanin, me seli në Beograd, ka nisur transmetimin në gjuhën serbe në nëntor të vitit 2022, gjysmë viti pas nisjes së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Qëllimi i paketës më të re të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë është parandalimi i shmangies së sanksioneve përmes vendeve të treta.

Kanali Russia Today tashmë është nën sanksione të BE-së por jo edhe disa degë që i ka ky medium në vendet jashtë Rusisë dhe jashtë BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026