Muzeu historik i Fierit zhvillon aktivitete në nderim të Pierre Cabanes
Një aktivitet në përkujtim të historianit francez Pierr Kaban (Pierre Cabanes), ndarë nga jeta disa ditë më parë, u organizua në mjediset e Muzeut Historik Fier.
Ai ka meritën e organizimit në Francë të kongreseve ndërkombëtare për arkeologjinë dhe historinë antike të Epirit dhe Ilirisë së Jugut. Sipas Bashkim Vrekaj si një mik i arkeologjisë shqiptare, historiani francez Kaban, ka dhënë një tjetër kontribut të rëndësishëm në formimin e arkeologëve të rinj shqiptarë nëpërmjet akordimit të bursave të studimit nga ana e qeverisë franceze.
“Kontributi i prof. Cabane(Kaban) është i gjithëanshëm, jo vetëm në fushën e historisë me botimet për Epirin dhe Ilirinë e Jugut, por edhe në fusha të tjera. Ai në traditën e Leon Reit themeloi misionin Arkeologjik Epigrafik në Apolloni që në vitin 1992, i cili vazhdon edhe sot aktivitetin e vet me gërmime dhe botime. Gjithashtu ka dhënë kontribut të rëndësishëm për formimin e arkeologeve të rinj shqiptarë duke krijuar mundësinë e studimeve pasuniversitare ne Francë me bursa nga qeveria Franceze”,-tha profesor Bashkim Verkaj.
Në sajë të misionit Shqiptaro-Francez rifilluan gërmimet në qytetin antik të Apolonise si edhe u mundësuan edhe botimet për këtë qytet antik. Ndërkohe drejtoresha e Parkut Kombëtar Arkeologjik te Apolonise Ornela Dyrmishi u shpreh se historiani ka bërë një pune të palodhur shkencore ne promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë së Shqipërisë në nivel europian.
“Prof Cabane ishte një piknisje shume e mire ne fakt për rinisjen e gërmimeve ne Parkun Arkeologjik te Apolonise, që vazhdojnë edhe sot. Zbulimet janë një prurje e re për vizitoret pasi me to rritet interesi per te vizituar Apolloninë. Janë të shumtë vizitorët e huaj dhe kryesisht ata Franceze”, -tha Ornela Dyrmishi, drejtore e parkut arkeologjik.
Fale gërmimeve të reja në Apoloni është rritur ndjeshëm dhe interesi i turistëve vendas e të huaj për ta vizituar parkun arkeologjik.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë