Atmosferë e veçantë në Gjirokastër, 1200 artistë performojnë në festivalin folklorik
Organizimi i Festivalit Foklorik Kombëtar po krijon një atmosferë të veçantë në Gjirokastër si për banorët ashtu edhe për turistët që vizitojnë qytetin e gurtë.
Edicioni i 11, i Festivalit Folklorik do të organizohet në periudhën 24 qershor-1 korrik duke e kthyer Gjirokastrën në qendrën mbarëkombëtare të promovimit të vlerave të traditës dhe folklorit. Banorët dhe turistët vlerësojnë organizimin e festivalit dhe atmosferën festive në prag të nisjes së tij.
“Për ne është një event shumë i madh, është një event shumë i madh sepse kjo është historike. Ka 8 vjet që nuk është bërë Festivali Kombëtar, ndërkombëtar mund ta quajmë. Ju e shikoni vetë se çfarë pjesëmarrje ka. Ne jemi të organizuar që ti presim sa më mirë festivalistët, turistët e të gjithë që të lëmë vërtet gjurmë të mira që kudo që të shkojnë të tregojnë vërtet vlerat dhe cilësitë e Gjirokastrës. Organizimi është shumë i mirë, çdo gjë mundohemi që edhe neve të kontribuojmë në këtë organizim”,-tha Hajri Kashahu, adminsitrator biznesi.
“Atmosfera është shumë e bukur, ka shumë turistë të huaj që, vizitojnë qytetin e Gjirokastrës, qytetin e gurtë, dhe për festivalin që është një traditë shumë e bukur e qytetit të Gjirokastrës, vazhdon akoma dhe duhet të vazhdojë të festohet”,-tha një vizitore.
“Ka shumë turistë është qytet I bukur dhe për mua vizita e parë këtu është e veçantë”,-tha turisti.
Edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar është organizuar në vitin 1968 ndërsa tashmë festivali është kthyer në simbol të Gjirokastrës. Në edicionin e këtij vitit në skenën e Kalasë së Argjiros do të ngjiten rreth 1 200 artistë popullorë nga hapësira mbarëshqiptare, duke regjistruar një ndër organizimet më të mëdha në historikun e Festivaleve Folklorike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022