BE jep 50 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka dhënë një fond shtesë prej 50 milionë eurosh, ndihma humanitare për të mbështetur civilët e prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.
Ky financim i ri do të ndihmojë në plotësimin e nevojave në shërbimeve mjekësore emergjente, strehim dhe mbrojtje, akses në ujë të pijshëm dhe higjien, ndihmë me para cash si dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore.
Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, tha se me 50 milionë euro shtesë do të ndihmojnë njerëzit në zonat e vështira të luftës.
“Do të ndihmojë njerëzit në zonat e vështira për t’u arritur, të cilëve u është ndërprerë aksesi në kujdesin shëndetësor, ujë dhe energji elektrike, dhe ata që janë detyruar të ikin dhe të lënë gjithçka pas. Ukrainë, ne jemi me ju”, tha Lenarcic.
Nga 50 milionë euro ndihmë nga BE, 45 do të shkojnë për projekte në Ukrainë kurse 5 për Moldavinë.
Kjo ndihmë e çon fondin humanitar në përgjigje të luftës në 143 milionë euro. Fondi është pjesë e paketës prej 1 miliard euro që Komisioni Evropian zotoi si ndihmë për Ukrainë një javë më parë.
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të BE-së