BE kërkon që ligji për “despiunizimin” të jetë në përputhje me standardet e Venecias
Në Komisionin e Ligjeve po mbahen diskutime në lidhje me dy projektligje të propozuara nga Partia Socialiste dhe që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së personave që ushtrojnë funksione publike si dhe ligjin për partitë politike, ku preket dhe “despiunizimi”.
Në lidhje me këto dy nisma ish-ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hofmann, përpara largimit nga Shqipëria i ka dërguar një letër Komisionit të Ligjeve, ku i kërkon që amendamentet të jenë në përputhje me kriteret e vendosura nga Komisioni i Venecias.
“Në këtë kontekst, do të doja të sugjeroja që komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut të sigurojë që nismat aktuale ligjore janë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, thuhet në letrën e ambasadores së BE-së.
Në lidhje me letër reagoi dhe deputeti i partisë demokratike Gazment Bardhi, i cili theksoi nevojën që nismat e qeverisë kanë që të jenë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut.
“Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE, ku ambasadorja e delegacionit, i ka drejtuar kryetares së Komisionit lidhur me dy ligjet e propozuar nga PS.
Në letër iu bëhet me dije që kjo çështje lidhet me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, dhe si e tillë do të duhet që ky komision ti referohet standardeve që ka vendosur Komisioni i Venecias në dy opinionet të tij. Në opinionin e vitit 2019 për ligjin e lustracionit të asaj kohe dhe në opinionin e vitit 2018 kur është propozuar vetingu në politikë dhe kërkohet që për të dyja iniciativat, jo vetëm të mbahet në konsideratë, por të sigurohet që janë përmbushur standardet e Komisionit të Venecias.
Si e kuptoj unë shqetësimin e delegacionit të BE, kërkesa e tyre është që para se të ecim me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet patjetër që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave”, tha Bardhi.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta