BE kontakte me rebelët sirianë, çfarë pritet të ndodhë me Sirinë
Evropa po hedh hapat e parë për të lehtësuar raportet me Sirinë, që ka nisur tranzicionin politik. Të hënën, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas njoftoi se Unioni do të dërgojë një diplomat në Damask për të vendosur kontakte me liderët e rinj.
“Këshilli për Punët e Jashtme do të diskutojë mbi qasjen ndaj lidershipit të ri të Sirisë dhe në çfarë niveli të angazhohemi me të. Dhe, natyrisht, çfarë hapash të tjerë duhen ndërmarrë nëse shohim se Siria po shkon në drejtimin e duhur”, tha Kallas.
Komentet e saj vijnë teksa i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen u takua me kreun e rebelëve në Damask. Ai e vuri theksin tek nevoja për më shumë asistencë humanitare për Sirinë dhe tek heqja e sanksioneve.
“Natyrisht shtrohet çështja e rikuperimit ekonomik. Duhet të kujdesemi që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt. Me shpresë duhet të shohim heqjen e sanksioneve në mënyrë që të arrijmë tek rindërtimi i Sirisë”, deklaroi Pedersen
Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy mbështeti lëvizjen e Kallas për vendosjen e lidhjeve diplomatike me kreun e rebelëve, edhe pse shtoi se grupi Hajat Tahrir al Sham është ende një “organizatë e ndaluar” nga Mbretëria e Bashkuar.
Por, si Lammy edhe Kallas bënë thirrje për një qeveri gjithëpërfshirëse në Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit