“BE mbështet integrimin dhe SPAK” – Ambasadorët vlerësojnë hapjen e kapitujve

11 Nëntor 2024 | 19:54

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Shqipëri, kanë komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rihyrjen e opozitës në parlament si dhe arrestimet e fundit nga SPAK.

“Ne jemi të lumtur për hapat e rinj të Shqipërisë në BE. Është moment besimi që EU i jep Shqipërisë me hapjen e kapitujve, procesi i vërtetë ka nisur. Vlerat e Bashkimit Europian po bashkohen me shoqërinë shqiptare. Institucionet e drejtësisë si SPAK dhe të tjerët janë pjesë e procesit të integrimit, ne mbështesim ato, punën e tyre. Ne vlerësojmë punën e SPAK”, tha Karl Bergner, ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

“Ashtu si e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermania u japim ndihmë. Ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, u shpreh Catherine Suard, ambasadore e Francës në Shqipëri.

Deklaratat e diplomatëve të huaj u dhanë gjatë homazheve të kryera në Korçë në kujtim të ushtarëve francezë të rënë në vendin tonë në luftën e parë botërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026