Plani i rritjes dhe integrimit, BE i jep Shqipërisë 922 mln euro

14 Tetor 2024 | 15:04

Bashkimi Europian do të ndajë 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor. Parlamenti në Bruksel është pranë miratimit, dhe data e mundshme e kalimit të fondit është 16 tetori.

Sipas shteteve, Bosnja dhe Herzegovina do të marrë 1.85 miliardë euro, Serbia 1.58 miliardë, Shqipëria 922 milionë euro, dhe më tej Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të përfitojnë pjesën tjetër të fondit. Ndërkohë, Plani i Rritjes, i cili do të zhvillohet me dy faza, nis me një financim paraprak, ku vendi ynë do të marrë 64.5 milionë euro.

Me këtë paketë, BE-ja synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe në këtë mënyrë ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre në Europë.

Në terma konkretë, Brukseli thotë se plani i rritjes ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonomive brenda 10 viteve të ardhshme, ndërsa qasja e tij është konceptuar si një garë.

Ato vende që paraqesin projekte serioze për investim, dhe ku performanca anti-korrupsion është më e mirë, do të tërheqin më shumë para. Në rast se kushtet nuk plotësohen, Komisioni Europian e redukton ose rimerr pagesën mbrapsht.

Nga shuma e përgjithshme, 2 miliardë euro do të jenë dhuratë, ndërsa 4 miliardë euro në formën e kredive të favorshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026