BE miraton sanksione në fushën e energjisë ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian miratoi të enjten dritën paketën e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, e cila për herë të parë prek sektorin e energjisë me ndalimin e importeve të qymyrit rus, si dhe përmban embargon ndaj armëve ruse dhe ndalimin e eksportit të teknologjive në Rusi.
Në rezolutën e miratuar të enjten në sesionin plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, euro-deputetët kërkuan masa shtesë ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj, përfshirë ndalimin tërësor të importeve të gazit rus.
Rezoluta u miratua me 513 vota pro, 22 kundër dhe 19 abstenime.
Dokumenti vë në dukje se një vendim i tillë duhet të shoqërohet nga një plan veprimi që synon garantimin e furnizimit me energji të BE-së, si dhe nga një strategji për lehtësimin e sanksioneve nëse Rusia nis të respektojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht, apo nëse tërheq trupat nga territori i saj.
Rezoluta bën gjithashtu thirrje që Rusia të përjashtohet nga G20-a, OBT, UNESCO dhe një seri organizatash ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit