BE në bisedime për të ngrirë asetet e Putin

25 Shkurt 2022 | 15:36

Bashkimi Europian po diskuton për ngrirjen e aseteve të presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, konfirmon Euronews.

Thënë ndryshe, bankat e BE do ta kenë të ndaluar t’iu japin fonde, edhe pse kjo mund të varet sesa dakord do të bien me këtë vendim institucionet financiare.

Vendimi nuk do të përfshijë ndalimin e udhëtimeve, masë e cila shpesh shoqërohet me ngrirjen e aseteve, në mënyrë që të lihen hapur kanalet diplomatike.

Emri i Putin dhe Lavrov nuk përmendej në paketën e mëparshme të sanksioneve dhe ishte e paqartë nëse drafti i fundit do të ndëshkonte dy figurat më të njohura të qeverisë ruse.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe Presidenti rus Vladimir Putin / wikimedia commons

Shpejtësia me të cilën po vijojnë sulmet në Ukrainë ka vënë nën trysni të madhe vendet e Perëndimit, pasi iu kërkohet që të marrin masa më të ashpra.

Sanksionet e reja pritet të shpallen mbrëmjen e së premtes dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të BE.

Sipas Fortune Magazine, Putin ka një pasuri që mund që mund të variojë nga $70 miliardë në $150  miliardë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez

Një ish-zyrtar i lartë në Kinë është dënuar me vdekje në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në vitet e fundit, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti me...
18:28 | 07/07/2026

E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit

Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga Interpoli, është gjetur e vdekur...
18:18 | 07/07/2026

Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot diçka të mirë për kryeministren italiane, Giorgia Meloni duke e quajtur atë një “person shumë të mirë”, në një deklaratë për...
18:10 | 07/07/2026