BE planifikon shkëputjen nga gazi rus, Italia në pararojë
Për BE-në ka ardhur koha t’i japë fund varësisë nga gazi rus. Teksa lufta në Ukrainë vazhdon, blloku po përballet me probleme në fushën e energjetikës.
Presioni për të diversifikuar furnizimet dhe reduktuar përdorimin e karburanteve fosile po rritet.
Për të kaluar nga fjalët tek veprat ka ende punë, por shtete anëtare si Italia kanë nisur të lëvizin.
“Duhet diversifikim, riorganizim dhe kompensim për të mbrojtur qytetarët dhe kompanitë. Italia po punon për të reduktuar sa më shpejt vartësinë nga gazi rus. Të shtunën zhvillova një bisedë telefonike me emrin e Katarit, me të cilin diskutova si të përforcojmë bashkëpunimin në fushën e energjetikës mes vendeve tona”, u shpreh kryeministri i Italisë Mario Draghi.
Energjia ishte tema kryesore e një takimi mes kryeministrit Draghi dhe presidentes së Komisionit Evropian.
Brukseli ka në plan të anashkalojë karburantet tradicionale ruse. Strategjia e tij synon vendosjen e lidhjeve me furnizues të tjerë, përshpejtimin e tranzicionit drejt energjisë së gjelbër dhe vendosjen e niveleve të përdorimit të gazit në Evropë.
Por si i bëhet për të mbështetur bizneset dhe qytetarët që po përballen me rritje çmimesh?
“Në një plan afatshkurtër, qytetarët dhe bizneset do të preken ndjeshëm, për të mos thënë që janë prekur që tani nga kjo situatë. Të mos harrojmë se çmimet e energjisë kanë qenë të rritura prej shumë kohësh. Mendoj se na duhet një instrument i ri evropian, sepse vende të ndryshme do të preken në mënyra të ndryshme. Ka vende që janë më të ekspozuara ndaj gazit rus, që do të vuajnë më shumë se vendet që nuk janë, apo që nuk bazohen fare tek gazi”, tha Simone Taglilapietra, ekspert ekonomie në Institutin Bruegel.
Rusia ka mbuluar 40 për qind të furnizimit të Evropës me gaz. Çmimi i energjisë për shkak të luftës është studiuar nga kompania e sigurimeve “Euler Hermes”, që vlerëson se gjatë vitit fatura elektrike do të rëndojë me 30 për qind më shumë.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës