BE planifikon tarifa 100 miliardë € për mallrat nga SHBA nëse negociatat dështojnë

6 Maj 2025 | 15:46

BE-ja planifikon të vendosë tarifa për mallrat nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 100 miliardë euro nëse negociatat midis Uashingtonit dhe Brukselit dështojnë në lidhje me uljen përfundimtare të tarifave të shpallura amerikane ndaj anëtarëve të Unionit, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të paidentifikuara dhe të informuara mirë.

Burimet thanë se lista e tarifave të reja të propozuara evropiane kundër SHBA-së do t’u shpërndahet shteteve anëtare që nesër dhe se konsultimet do të zgjasin një muaj para finalizimit të listës.

Ata deklaruan se lista mund të ndryshojë gjatë asaj kohe. Komisioni Evropian (KE) do ta ndajë këtë dokument me SHBA-në këtë javë në përpjekje për të filluar negociatat për uljen e tarifave të SHBA-së me BE-në .

Në negociatat midis BE-së dhe SHBA-së, të cilat filluan muajin e kaluar, është arritur pak përparim dhe pritet që shumica e tarifave të SHBA-së të mbeten në fuqi , raportoi Bloomberg.

BE-ja ka vendosur tashmë tarifa për mallra amerikane me vlerë 21 miliardë euro, në përgjigje të tarifave prej 25% të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi eksportet e çelikut dhe aluminit.

Më herët këtë muaj, BE-ja ra dakord të shtyjë zbatimin e këtyre masave për 90 ditë, pasi SHBA-të ulën të ashtuquajturën normë reciproke për shumicën e eksporteve të BE-së në 10 për qind nga 20 për qind, ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar.

Trump vendosi gjithashtu një tarifë prej 25 përqind për importet e automjeteve nga BE-ja, si dhe për disa pjesë këmbimi për automjete. Presidenti i SHBA-së po shqyrton vendosjen e tarifave për importet e drurit, produkteve farmaceutike, gjysmëpërçuesve, mineraleve të rralla dhe kamionëve nga BE-ja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë

Një anëtar indian i ekuipazhit u vra dhe tetë të tjerë u plagosën kur dy tankerë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën nga...
20:59 | 14/07/2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet se janë humbur në det, ndërsa 10 mbijetuan, pasi varka e tyre prej druri u përmbys...
20:43 | 14/07/2026

Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate, të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, raportoi Axios të...
20:26 | 14/07/2026