‘BE-së i duhet strategji e re’, Orban: Sanksionet kundër Rusisë nuk funksionuan

23 Korrik 2022 | 16:32

Bashkimi Evropian ka nevojë për një strategji të re për luftën në Ukrainë pasi sanksionet kundër Rusisë nuk kanë funksionuar.

Kështu deklaroi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban këtë të shtunë, shkruan Reuters.

“Nevojitet një strategji e re e cila duhet të fokusojë bisedimet dhe hartimin e një propozimi për paqe në vend që të bëhen përpjekje për fitimin e luftës,” tha Orban në një fjalim në Rumani.

Ai tha në fjalimin e tij se strategjia e Perëndimit për Ukrainën është ndërtuar mbi katër shtylla, se Ukraina mund të fitojë një luftë kundër Rusisë me armët e NATO-s, sanksionet do ta dobësonin Rusinë dhe do të destabilizonin udhëheqjen e saj, sanksionet do ta dëmtonin Rusinë më shumë se Evropën dhe se bota do të rreshtohej në mbështetje të Evropës.

Orban është  më parë se Hungaria nuk është e gatshme të mbështesë embargot ose kufizimet e BE-së për importet e gazit rus pasi kjo do të minonte ekonominë e saj, e cila është rreth 85% e varur nga importet e gazit rus.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026