BE shpall sanksionet ndaj Rusisë, në shënjestër kriptovalutat, bankat dhe energjia
Bashkimi Evropian pritet të shpallë sot paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të synojë sektorët e kriptovalutave, bankat dhe energjinë.
Sipas raportimeve të Bloomberg, që i referohen The Guardian, BE-ja po shqyrton gjithashtu vendosjen e masave ndëshkuese ndaj kompanive në Kinë dhe Indi, të cilat akuzohen se po ndihmojnë Moskën të vazhdojë tregtinë e naftës.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur presioni mbi Brukselin po rritet nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar që blloku të përshpejtojë hapat drejt shkëputjes së plotë nga nafta ruse.
Duke folur dje në Londër, krah kryeministrit britanik, Keir Starmer, Trump theksoi se SHBA është e gatshme të ndihmojë Evropën në përballjen me Rusinë, por jo nëse vendet evropiane vijojnë të blejnë naftë nga Moska.
“Nuk mund ta bëni këtë. Kjo nuk është lojë e ndershme me Shtetet e Bashkuara, dhe ne nuk mund ta pranojmë”, u shpreh presidenti amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur