BE: Statusi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë të zgjidhet në dialogun e Brukselit
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe ligjet në fuqi të Kosovës, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Bashkimit Evropian.
“Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se do të trajtojë integrimin e strukturave shëndetësore dhe arsimore që mbështeten nga Serbia, në konsultim me serbët e Kosovës dhe BE-në, veçanërisht me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha zëdhënësi..
Institucionet shëndetësore dhe arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në bazë të sistemit të Serbisë dhe janë pothuajse të vetmet që autoritetet kosovare nuk i kanë mbyllur. Që nga fillimi i këtij viti është aktualizuar çështja e integrimit të këtyre institucioneve në sistemin kosovar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 16 janar njoftoi se procesi i integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb do të zhvillohet në koordinim me Bashkimi Evropian, duke theksuar se do të merren parasysh edhe shqetësimet e komuniteteve joshumicë.
Megjithatë, nuk është saktësuar se cilat modele integrimi po shqyrtohen dhe nëse ky proces do të zhvillohet në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç insiston Beogradi. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetje lidhur me këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)