BE të enjten pritet të miratojë sanksione të reja ndaj Iranit

27 Janar 2026 | 22:01

Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione ndaj rreth 20 individëve dhe subjekteve iraniane këtë javë. Zyrtarët shtuan se nuk pritet që BE të shtojë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e saj terroriste për shkak të kundërshtimit nga Franca.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë situatën në Iran kur të takohen në Bruksel të enjten dhe pritet të miratojnë sanksionet e reja.

Masat e reja pritet të përfshijnë kufizime në eksportin e komponentëve që Irani mund të përdorë për prodhimin e dronëve dhe raketave, duke i sjellë kufizimet në përputhje me politikën e BE-së ndaj Rusisë.

Disa individë dhe subjekte iraniane do të sanksionohen gjithashtu për ofrimin e mbështetjes ndaj Rusisë, thanë zyrtarët.

Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së kanë kërkuar më parë që IRGC-ja të shtohet në listën terroriste të BE-së, të tjerët kanë qenë më të kujdesshëm nga frika se kjo mund të çojë në një ndërprerje të plotë të lidhjeve me Iranin.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha të hënën se do të bëjë thirrje për vendosjen e IRGC-së në listën terroriste të BE-së, duke sinjalizuar një ndryshim në qëndrimin e Romës dhe duke e lënë Parisin si pengesën e vetme kryesore.

 “Franca e ka bërë të qartë se nuk beson se do të ishte e dobishme të futej në listë Garda Revolucionare e Iranit për momentin dhe dëshiron t’i mbajë komunikimet të hapura”, tha një diplomat evropian.

Ai shtoi se Parisi ishte gjithashtu i shqetësuar se kjo mund të dëmtonte përpjekjet për të sjellë në shtëpi dy nga qytetarët e saj që aktualisht jetojnë në ambasadën në Teheran, pasi u liruan nga burgu vitin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026

Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin

Libani ka informuar të shtunën SHBA-në se do të marrë pjesë në bisedime shtesë me Izraelin që do të mbahen në Romë, tha një burim...
20:53 | 11/07/2026

Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima

Në Republikën Demokratike të Kongos bëhet me dije se 1,830 raste janë konfirmuar në laborator të virusit Ebola, ku epidemia e shpallur më 15 maj...
20:45 | 11/07/2026