Bedri Hamza me kategoritë e dala nga lufta: Zotohem se padrejtësitë ndaj jush do të marrin fund
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar sot me veteranë, invalidë dhe familjarë të dëshmorëve të UÇK-së.
Ai tha se sa herë takohet me ta ndien peshën e përgjegjësisë ndaj tyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë.
“Sot, në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta të UÇK-së, ndjeva edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për Kosovën. Mbrojtja e vlerave të luftës nuk është slogan politik. Është obligim moral dhe shtetëror. Prandaj, padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund. Zotohem se do të rikthejmë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta, sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim lirinë dhe shtetin që kemi sot”, tha Hamza.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion