Begaj në Shkup për Samitin e SEECP, pritet të ketë takime me krerët e lartë të RMV
Presidenti Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore).
Përmes një njoftimi, Presidenca bën me dije se Begaj do të pritet nga homologia e tij në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.
Po ashtu bëhet me dije se Begaj pritet të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe, mes të cilëve me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, kryeministrin Talat Xhaferri dhe me ish-Presidentin Stevo Pendarovski.
Po ashtu ai do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.
Kujtojmë se Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.
Njoftimi i Presidencës:
13.06.2024
Presidenti i Republikës, SH.T.Z Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.S.Znj. Gordana Siljanovska Davkova.
Gjithashtu Presidenti Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe.
Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Afrim Gashi. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Talat Xhaferri, me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.
Presidenti i Republikës Sh, T, Z. Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.
Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji